Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mbi dy dekada pasi Sllobodan Millosheviq shkatërroi Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, tash presidenti serb, të cilin Osmani e quan toger i Vuçiqit, po përpiqet të zhbëjë atë që është arritur në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.
Osmani ka thënë se Kosova do të punojë më aleatët dhe s’do të lejojë që të zhbëhet paqja, liria dhe bashkëjetesa mes komuniteteve.