Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër homologut të saj ukrainas, Volodymyr Zelensky, për nder të shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.
Osmani, përmes një postimi në twitter, ka thënë se Kosova do të jetë me Ukrainën deri sa ajo ta fitojë luftën.
“Letra ime drejtuar presidentit Zelensky dhe populli ukrainas në ditën e tyre kombëtare. Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju deri sa Ukraina të fitojë. Slava Ukraina”, ka shkruar Osmani në twitter.