Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare, shkruan Fol Drejt.
“Identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare.
Prandaj, ruajtja e tij është jetike për gjithë kombin tonë.”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani theksoi se “Festa e Valleve” sot në komunat arbëreshe Çift dhe Frasnitë, është dëshmi e ruajtjes së këtyre traditave shekullore.
Kujtojmë se Osmani po qëndron në Kalabri të Italisë me ftesë të komunitetit arbëresh. /FolDrejt/