Presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Podgoricë në kuadër të Samitit të Evropës Juglindore, ka rikonfirmuar përpjekjet e Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, raporton Fol Drejt.
“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurtë brenda institucioneve euroatlantike.”, shkroi Osmani në Facebook.
Ajo ka përgëzuar Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore. /FolDrejt/