Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se premtimi për luftimin e korrupsionit është duke i pasur rezultatet e para, që sipas saj, janë jashtëzakonisht premtuese.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke cituar të dhënat e publikuara për këtë vit nga Transparency International, ka theksuar se Kosova, hap pas hapi, është drejt çrrënjosjes së korrupsionit.
“Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të indeksit”, ka shkruar Osmani.