Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për vizitë në Vatikan dhe në Itali, shkruan Fol Drejt.
Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani sot udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.
Ajo së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.
Në komunikatë theksohet se Osmani do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.
“Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/