Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kongresistin Ritchie Torres.
Ajo ka njoftuar për këtë përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Osmani, kongresistin amerikan e ka konsideruar si kampion të lidhjes së veçantë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kongresisti Ritchie Torres është kampion i vërtetë i lidhjes së veçantë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Sot, në një takim të përzemërt në Presidencë, diskutuam për punën e tij të pandalur në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Jemi thellësisht mirënjohës që kongresisti Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Angel si një nga zërat më të fuqishëm për Kosovën në Kongresin amerikan”, u shpreh Osmani./FolDrejt/