Sot është mbajtur takimi inaugurues i Këshillit për Demokraci e të Drejta të Njeriut.
Veç presidentes Osmani, pjesë e këtij këshilli, themeluar nga ajo vetë, janë edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryediplomatja Donika Gërvalla dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Presidentja Osmani me këtë rast tha se ky këshill, do të shërbejë si forum i lartë koordinues, në qëllim të përmbushjes së zotimeve të Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden.
”Kosova sot është një shembull i një demokracie të mirëfilltë, por edhe një shembull i një vendi që vazhdimisht punon në nivelin e demokracisë, duke u fokusuar në interesat e qytetarëve të saj, si një partnere e besueshme në rrafshin rajonal dhe atë ndërkombëtar”./FolDrejt/