Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se lirimi i tre policëve nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni ndaj Kosovës, raporton Fol Drejt.
“3 policët e Kosovës janë liruar, por kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni ndaj Kosovës dhe shkelje të Marrëveshjes Teknike Ushtarake me NATO-n.”, shkroi Osmani në Twitter.
Ajo shtoi se është shumë falënderuese ndaj partnerëv që bënë të mundur këtë lirim, në veçanti ShBA-të. /FolDrejt/