Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it.
Osmani përmes një postimi në Facebook, shprehu mirënjohjen për shërbimin e KFOR-it në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
“Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it, falënderova mijëra gra e burra nga shtetet anëtare dhe partnere të NATO-s, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për lirinë e lëvizjes, sigurinë dhe paqen në Kosovë prej 23 vjetësh.
Ndërkohë që KFOR-i e ka reduktuar praninë e tij, Kosova ka forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe njëkohësisht po vazhdon partneritetin dhe koordinimin me forcat paqeruajtëse.
Në vitin 1999, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin që po kryhej kundër popullit të Kosovës. 23 vjet më pas, ushtria jonë po shërben përkrah ushtrisë amerikane dhe vendeve të tjera partnere dhe po kontribuon në misionet paqeruajtëse në mbarë botën.
Falë kontributit të NATO-s, Kosova sot është një vend paqësor dhe prosperues”, u shpreh Osmani.
Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./FolDrejt/