Granada e famshme e Spanjës pritet t’i mbledh liderët evropian për Samitin e Spanjës, shkruan Fol Drejt.
Pjesëmarrëse e këtij samiti do të jetë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, por edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Sipas britanikes “The Guardian”, spekulon se mund të ketë një përballje ndërmjet Osmanit dhe Vuçiqit.
“Vuçiq dhe Osmani do të marrin pjesë në samitin e liderëve evropianë në Granadë të Spanjës dhe burimet thonë se ka përpjekje që t’i ulin ata së bashku në një dhomë përkundër armiqësisë politike ndërmjet dy vendeve”, shkruan “The Guardian”.
Ua kujtojmë se ky samit po vjen disa ditë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit mbi autoritetet e rendit në Kosovë, nga një grup paraushtarakësh serbë të armatosur deri në dhëmb, të prirë nga ish nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq.
Autoritetet në Prishtinë kanë fajësuar direkt Vuçiqin për këtë, ndërsa kanë kërkuar edhe hetim ndërkombëtar për këtë rast./FolDrejt/