Presidentja Vjosa Osmani, thotë se në vitin 2021 janë realizuar më shumë aktivitete ndërkombëtare se sa në periudhat paraprake pa pandemic.
Ndërkaq, sipas saj, janë shpenzuar shumëfish më pak të holla, transmeton Klankosova.tv.
“Keqpërdoruesit recidivistë të pushtetit, paskan tentuar dje të ndërtojnë narrativën se shpenzimet shumëfish më të vogla të kabinetit tim qenkan për shkak të “izolimit ndërkombëtar”. Përderisa për këdo që pa paragjykime ka përcjellur aktivitetin tim për promovimin ndërkombëtar të shtetit tonë nuk kam nevojë ta jap këtë spjegim, dua t’i them keqpërdoruesve recidivistë që e vetmja gjë që kam izoluar është dëmi i madh ndaj vendit për të cilin duhet t’u “falënderohemi” pushteteve paraprake.” shkroi Osmani në një postim në Facebook.
E para e shtetit tha paraardhësit e saj nuk janë shembull i modelit që nuk duhet ndjekur.
“Idetë për ndarje e defunksionalizim të Kosovës promovoheshin me para të taksapaguesve, ndërkaq sot në vend se të skuqen për gjithë dëmin e shkaktuar, dalin e ankohen pse Presidentja e sotme nuk po vepron sikur pushtetarët paraprak. Ta keni të qartë, ju nuk jeni standardi me të cilin ne e masim veten.”