Në kuadër të mini – turneut për vizitë të vendeve kryesuese me BE-në, sot zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë punë do të qëndrojë në Republikën e Finlandës ku do të takojë Ministrin për Çështje Evropiane, Samo Terho. Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë takim edhe me përfaqësuesit e Kabinetit të Kryeministrit Juha Sipilja, përfaqësuesit e Komitetit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Finlandës, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Duke e pasur parasysh faktin se nga 01 qershori Finlanda do të merr kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian, në takime pritet të hapen çështjet për prioritetet e kryesimit të Finlandës; sfidat dhe perspektivat e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor; si dhe mbështetja bilaterale për Republikën e Maqedonisë nga ana e Finlandës, në veçanti për procesin e integrimit euro- atlantik të vendit.