Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Uashington ka folur në Këshillin Atlantik lidhur me dialogun me Serbinë, integrimet euroatlantike dhe partneritetin me ShBA-të, shkruan Fol Drejt.
Në Uashington D.C., në Këshillin Atlantik fola për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, nevojën për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe partneritetin tonë të palëkundur me ShBA-në.”, shroi Osmani në Twitter. /FolDrejt/