Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur një fjalim edhe në parlamentin e vendit fqinj, nga ku ka thënë se komuniteti shqiptar atje ka nxitur bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan Fol Drejt.
“E nderuar për t’iu drejtuar parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe për të folur për partneritetin Kosovë-Maqedoni e Veriut.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani shtoi se ka theksuar rolin e komunitetit shqiptar në nxitjen e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe nevojën për të vazhduar të qëndrojmë të bashkuar në luftimin e sfidave të përbashkëta. /FolDrejt/