Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, në shënim të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, por është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar, shkruan Fol Drejt.
“Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar.”, shkroi Osmani në Twitter.
Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu rinovojmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme, theksoi tutje Osmani. /FolDrejt/