Presidentja Osmani, e shoqëruar edhe nga kryeministri Kurti, kanë qëndruar sot në “Shtëpinë e të moshuarve”, ku edhe e kanë organizuar këtë herë festën tradicionale “Darkën e Lamës”.
Përmes një postimi në facebook, presidentja Osmani është shprehur se duke e shtruar sofrën e bukës me ta, treguan solidaritet për gjithë ata breza, që mblodhën bereqetet e kësaj toke dhe që mbajtën gjallë jetën tonë të përbashkët.
“Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tonë,” – ka përfunduar presidentja Osmani./FolDrejt/