Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në dymbëdhjetë vjetorin e përjetësisë së saj.
Osmani e ka cilësuar të ndjerën Kelmendi si grua të paepur dhe stoike.
“Ajo ishte një grua e paepur dhe stoike. Qëndroi deri në fund pavarësisht humbjes tragjike të burrit dhe djemve të saj. Nekibe Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi. Ajo dha kontribut të çmuar edhe në jetën institucionale pas luftës. Një bashkëpunëtore e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, e cila la pas një trashëgimi të bujshme të angazhimit të saj në vitet më të vështira dhe një model i gruas qëndrestare.
Në dymbëdhjetë vjetorin e përjetësisë së saj, e kujtojmë me respekt këtë figurë, e cila mbetet model i gruas së angazhuar për liri e pavarësi!”, është shprehur Osmani, transmeton Fol Drejt.