Sot do të mbahet Samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, teksa edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron aty, për të marrë pjesë në samit.
E përpara gazetarëve, Osmani u shpreh se sot do t’u bëjnë thirrje udhëheqësve të BE-së lidhur me çështjen e vizave për Kosovën, duke kërkuar kështu heqje të këtij regjimi vizash.
“Ka pasur një vendim të ambasadorëve të BE-së për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën”.
“Ne do t’u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve sot që të votojnë në favor në konkluzionet e 15 dhjetorit në takimet e këshillit”, është shprehur Osmani para gazetarëve./FolDrejt/