Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përzgjedhjes së Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare, përcjell Fol Drejt.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!”, ka thënë presidentja Osmani.
“Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.
Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.
Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka thënë ajo më tej, përcjell Fol Drejt.