Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me Kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq, ka thënë se ka diskutuar me Abazoviqin rreth rëndësisë së bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të synimit të përbashkët euroatlantik, shkruan Fol Drejt.
“Si dy shtete të orientuara kah e ardhmja euroatlantike, me Kryeministrin Dritan Abazoviq diskutuam sot për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të këtij synimi të përbashkët.”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani shtoi se të dy vendet i përafron edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë. Andaj, ajo tha se ka potencuar rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të ri të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet. /FolDrejt/