Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Mal të Zi ka vizituar edhe qytetet Ulqin dhe Tuz, shkruan Fol Drejt.
“Kënaqësi e veçantë të vizitoj dy komuna kaq të afërta me qytetarët tanë dhe vendin tonë. Mbetemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët duke synuar kultivimin e vazhdueshëm të raporteve të veçanta ndërnjerëzore.”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani ka falënderuar pushtetet lokale në Ulqin dhe Tuz për mikpritjen dhe dashamirësinë. /FolDrejt/