Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë, nisi vizitat në komuna të Kosovës, duke filluar nga Gjilani.
Osmani vizitën e përmbylli me iftar te familja e dëshmorit Nusret Hajdari, ku thotë se aty gjetën mikpritje, njofton Klankosova.tv.
“Në përmbyllje të vizitës në Gjilan, në fshatin Dobërçan, vizitova familjen e dëshmorit Nusret Hajdari, te e cila gjetëm mikpritjen në iftarin e sontëm dhe uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë” ka shkruar Osmani krahas fotografive nga iftari tek kjo familje.