Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e Frankofonisë, pjesë e të cilit janë 88 shtete, shkruan Fol Drejt.
Osmani gjatë këtij samiti u takua edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ajo tha se ky samit është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar e zgjeruar partneritetin me shtete të ndryshme anekënd botës.
“Sesioni plenar i këtij samiti, ndërkaq, i cili iu kushtua digjitalizimit, qe mundësi e mirë për t’i paraqitur të arriturat e Kosovës në fushën e teknologjisë informative, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të shtetit tonë e të rinisë sonë”, shkroi Osmani në Facebook. /FolDrejt/