Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e pranishme në një iftar në Prizren.
Osmani iu drejtua të pranishmëve në gjuhën turke, me rastin e shënimit të ditës së komunitetit turk në Kosovë.
Osmani përmes një postimi në Facebook tha se diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të Kosovës.
Ajo i uroi qytetarët e komunitetit turk dhe i falënderoi ata për kontributin në procesin e ndërtimit të shtetit.
“Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Më poshtë gjeni fjalimin e presidentes në iftarin e shtruar në Prizren.