Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë tha se ka diskutuar për rolin vendimtar të grave të Kosovës në etapat e ndryshme të shtetndërtimit të vendit, shkruan Fol Drejt.
:Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë diskutova për rolin vendimtar të grave të Kosovës në etapat e ndryshme të shtetndërtimit të vendit. Paqja dhe siguria janë të qëndrueshme vetëm kur gratë janë të përfshira në të gjitha proceset e vendimmarrjes dhe politikbërjes.”, shkroi Osmani në Facebook.
Ajo shtoi se Kosova është një sukses unik i zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe synimi i saj është që të shndërrohet në adresë strategjike për diskutime dhe projekte përmbajtësore përmes Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. /FolDrejt/