Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.
Rohde ia ka dorëzuar Osmanit telegramin e urimit të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
E para e shtetit ka falënderuar ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Kosovës.
Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon, derisa palët diskutuan edhe për punën e institucioneve të Kosovës, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadori gjerman ka vlerësuar përparimin e dukshëm në luftën kundër korrupsionit, derisa në takim u tha se me parametra të tillë, të cilët ndihmojnë në forcimin e rendit dhe të ligjit, krijohen kushte për investitorë të jashtëm.