Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vizitës zyrtare në Turqi është duke qëndruar në Maltë.
Ajo në Maltë është pritur me nderime shtetërore nga homologu nga Malta, George Vella. Osmani ka thënë se e ka falënderuar presidentin Vella për mbështetjen që Malta i ka dhënë Kosovës.
“Faleminderit për mikpritjen, Maltë! Në ditën e parë të qëndrimit në Maltë, u prita nga presidenti i Republikës së Maltës, dr. George Vella, të cilin e falënderova për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe tani në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian dhe në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.