Ajo, në një konferencë të përbashkët me senatoren Jean Shaheen, ka thënë se u dërguar një mesazh i qartë i përkrahjes amerikanë ndaj rajonit dhe Kosovës.
“Si aleati më i zëshëm, ShBA-ja vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe aktiv në rajonin tonë, e mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm dhe të shtuar nga ana e ShBA-së. Rendi i sigurisë brenda rajonit dhe kontinentit evropian është nën kërcënim”.
“Rusia vazhdon të ketë një interesim serioz për të destabilizuar kontinentin dhe rajonin tonë. Serbia është duke vazhduar të ketë rol destruktiv në rajon, duke qenë si aleat i Rusisë”,ka thënë Osmani.