Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 17-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës tha se sot nderojmë njeriun që i dha zë kërkimit të drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, raporton Fol Drejt.
Osmani kujtoi Rugovën si një pararendës, trashëgimia e të cilit vazhdon të jetë frymëzim për punë në forcimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës.
“Në 17-vjetorin e ndarjes nga jeta të Atit tonë Themelues, Presidentit Rugova, nderojmë njeriun që i dha zë kërkimit të drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Trashëgimia e tij vazhdon të na udhëheqë teksa punojmë për të forcuar demokracinë dhe vendin tonë”, shkroi Osmani në Twitter. /FolDrejt/