Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut ka takuar kryetarët e komunave shqiptare atje, me të cilët ka diskutuar nevojën për të vazhduar fuqizimin e shqiptarëve në vendin fqinj, shkruan Fol Drejt.
“Gjatë qëndrimit në Tetovë, takova kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani theksoi se temë diskutimi ishte nevoja për të vazhduar fuqizimin e shqiptarëve në vend përmes rritjes së investimeve në bashkitë e tyre, bashkëpunimit me Kosovën dhe roli i tyre thelbësor në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. /FolDrejt/