Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Moldavi është takuar me një sërë liderësh evropianë, raporton Fol Drejt.
Osmani është takuar me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës.
“Urime Dita e Republikës për Presidentin Mattarella, miqtë dhe aleatët tanë në Itali.”, shkroi Osmani në Twitter.
Ajo theksoi se është krenare për lidhjen e fortë midis dy vendeve, të rrënjosura në vlera të përbashkëta evropiane.
“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite.”, shtoi tutje Osmani.
Osmani është takuar edhe me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin ka diskutuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së.
Më herët ajo u takua edhe me Kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, të cilën e ka falënderuar për konstruktivitetin e shtetit të saj gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës karshi synimeve të Kosovës për anëtarësim në këtë institucion të rëndësishëm. /FolDrejt/