Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya, shkruan Fol Drejt.
“Sot mirëprita Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Mikuriya.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani tha se në takim ka theksuar përkushtimin e Kosovës për rritjen e vazhdueshme të performancës doganore përmes masave kundër kontrabandës dhe masave të tjera të sundimit të ligjit.
“Ne jemi të vendosur të arrijmë standardet më të larta ndërkombëtare të menaxhimit të doganave.”, ka thënë tutje Osmani. /FolDrejt/