Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në takim të rregullt komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.
Presidentja Osmani dhe Komandanti i FSK-së diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon, si dhe hapave që ka ndërmarrë FSK-ja për të adresuar sfidat e mundshme ndaj paqes dhe sigurisë.
Komandanti i FSK-së njoftoi presidenten lidhur me zbatimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimit me shtetet mike.