Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur në takim nga presidentja e Singaporit Halimah Yacob.
Osmani tha se mes Kosovës dhe Singaporit ka mundësi të shumta të bashkëpunimit duke filluar nga politika e jashtme, teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera.
“Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit”- tha Osmani.
Ajo theksoi se distanca mes dy vendeve sfidohet nga afërsia e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve.
“Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve. Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprita nga Presidentja Halimah Yacob”- theksoi ajo.