Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron para fillimit të samitit që pritet të mbahet sot në Bruksel.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur vetë presidentja, e cila përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka shpërndarë një fotografi teksa shihet duke komunikuar bashkë me presidentin Macron, transmeton Fol Drejt.