Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kryetarin e Beratit pas marrjes së titullit “Patroni i Kalasë”, përcjell Fol Drejt.
“Titulli “Patroni i Kalasë” së Beratit është simbol besimi, i cili na kujton fuqinë e lidhjeve që kapërcejnë kufijtë. Berati, me historinë e tij të pasur, arkitekturën mahnitëse dhe njerëzit e përzemërt, përfaqëson vlerë universale.”, ka thënë Osmani.
“Jam mirënjohëse për privilegjin dhe nderin, i cili më jep përgjegjësi për të vazhduar promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit historik. Faleminderit kryetarit Ervin Demo dhe të gjithë qytetarëve të Beratit për mikpritjen.”, ka shtuar ajo më tej.