Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar zgjedhjen e gjeneralit të pensionuar të ushtrisë çeke Petr Pavel në postin e Presidentit të vendit, shkruan Fol Drejt.
Presidentja Osmani shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të përcjellur urimet e saj drejt homologut të ri çek.
“Urime Petr Pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke. Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta”, ka shkruar Osmani.
“Ju uroj suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm”, tha në fund ajo. /FolDrejt/