Sllovenia është zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa presidentja e Kosovës ka uruar shtetin slloven për këtë hap të rëndësishëm, raporton Fol Drejt.
“Urime të përzemërta miqve dhe aleatëve tanë të dashur në Slloveni teksa përgatiten të zënë vendin e tyre të merituar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për Slloveninë, rajonin, paqen dhe sigurinë globale. /FolDrejt/