Siç njofton Zyra e Presidentes Osmani, në fokus të diskutimeve atje, do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković” thuhet tutje në komunikatën për media.
Po ashtu bëhet e ditur se Osmani do të vizitojë edhe komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.