Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, sot nuk i ka dhënë rezultatet e pritura. Për shkak të mungesës së kuorumit, draft-rezoluta që parashihte mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës, nuk është votuar, shkruan Fol Drejt.
Arsyeja e mungesës së kuorumit ishte vetë mungesa e deputetëve të shumicës parlamentare, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje!
Veç deputetëve të partisë më të madhe opozitare, të pranishëm nuk ishin as anëtarët e kabinetit qeveritar./FolDrejt/