Në orët e para të mëngjesit së sotëm është luajtur sfida Kili-Argjentina.
Messi nuk ishte në dispozicion për këtë ndeshje pasi trajneri Scaloni vendosi ta lejë jashtë për arsye se numri 1 në botë sapo kishte kaluar Covid-19 dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Rezultatin e hapi Angel Di Maria në minutën e 10-të me një goditje perfekte me të majtën. Portieri Bravo nuk kishte shanse të priste atë goditje me finesë. Në minutën e 22-të Kili arriti të barazonte rezultatin në 1-1 me anë të Brereton.
Pas disa minutash, saktësisht në minutën e 34-të, Lautaro Martinez kalon në avantazh përsëri Argjentinën. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-2.
Pjesa e dytë kishte shumë raste por nuk u shënua asnjë gol. Ndeshja ishte pothuajse e barabartë por shumë intesive me disa kartona të verdhë të dhënë pasi dhe faullet ishin të shumtë.
Argjentina renditet e dyta në tabelë pas Brazilit duke siguruar kalimin për në Katar 2022./abcnews.al