Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq ka treguar se cila është arsyeja e vërtetë që nuk i kanë vendosur snaksione Rusisë.
Sipas tij, nëse do t’i vendosnin sanksione Rusisë atëherë kjo do të nënkuptonte “dorëzim për Kosovën”, tranmeton Fol Drejt.
“Ne duhet shmangur të qënurit emocional dhe irracional për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga Kosova, atëherë ne mund t’i vendosim sanksione Rusisë. Por ne nuk jemi të gatshëm, prandaj nuk mundemi. Si do ta mbrojmë Kosovën pa një aleat. Unë s’po them që ne kemi një alat të ri. Sanksionet kundër Rusisë nuk e dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia iu ‘mbijetoi” sanksioneve të Malit të Zi, do t’iu mbijetojë edhe sanksioneve të Serbisë”, ka thënë Daçiq për Tanjug.
Në këtë intervistë për agjencinë e lajmeve serbe, Daçiq ka folur edhe për vendimin e Republikës së Kosovës për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës./FolDrejt/