Fol Drejt
E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Pa shqiptarët, nuk ka Evropë të bashkuar!

6 vjet më parë
in BOTA, LAJME, MAQEDONIA VERIORE, OP/ED, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Njohësit e zhvillimeve politike në vend dhe rajon janë të mendimit se qëndrimi i Francës karshi politikave të zgjerimit të BE-së është i paqartë. Përderisa njëra palë vlerëson se ky qëndrim është pro-shqiptar, të tjerët vlerësojnë se presidenti Makron në Samitin e fundit në Bruksel shprehu qëndrimin e Francës kundër zgjerimit të Unionit.

Destan JONUZI

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Njohësit e zhvillimeve politike në vend dhe rajon, vlerësojnë se refuzimi dhe qëndrimi i rreptë i Francës për mos dhënies së datës për çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE), nuk duhet të jetë dëshpërues për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas tyre, në qëndrimin dhe deklaratën e presidenti francez, Emanuel Makron ka diçka fantastike për shqiptarët. “Përkundër qëndrimit dëshpërues të Francës, megjithatë ka diçka fantastike nga zoti Makron për ne shqiptarët. E parafrazuar, ai thotë ‘Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkë në BE’, pra shqiptarët bashkë në BE. Pra nëse shqiptarët nuk bashkohen në BE, ku atëherë…. qëndrim fantastik pro-shqiptar i Francës po edhe i Italisë. Disa shtete tjera të BE-së, kryesisht sllave, tentuan me çdo kusht që duke ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë, ti ndajnë edhe një herë shqiptarët copa-copa, një copë në BE, copa tjetër me dreqin e mallkuar, e copa tjetër në rr.s… Në BE veç me Shqipërinë bashkë, siç thotë Makron dhe Italia e këtu s’ka kompromis, e për tjerët mos të mërzitemi shumë se ka kush kujdeset… pra një faleminderit deri në përulësi për Francën dhe Italinë për këtë çështje”, ka qenë ky vlerësimi dhe opinioni i parë pro-Francës, i botuesit të gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, pikërisht në momentet e shpalljes së vendimit se nuk ka datë për fillimin e negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Nga ana tjetër, ndryshe nga Ratkoceri, mendon gazetari dhe analisti Nazim Rashidi, i cili vlerëson se Makron për herë të parë në Samitin e Brukselit ka artikuluar idenë e ndërprerjes së zgjerimit. “Makron për herë të parë ka artikuluar idenë e ndërprerjes së zgjerimit. Në fjalimin e tij, ai nuk flet fare për zgjerim, por partneritet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra Macron shpalos idenë e ndërprerjes së zgjerimit dhe më keq ende – i përshkruan shqiptarët si problematik. Para se të bëhen deklarata të tilla duhet një herë të lexohen mirë dhe nga fillimi deri në fund i deklaratave. Kurse kryeministri italian, i cili nuk ishte i vetmi, nuk pranoi ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë për ndarjen e datës, por çështja është edhe sikur të kishte konsensus dhe të ndahej një vend, Franca prapë nuk do lejonte, sepse është kundër zgjerimit. Pra kundër të cilit do vendi. A do të ishte mirë gjithë shqiptarët të futen bashkë në BE? Patjetër po! Por kjo s’është çështja fare. S’duhet të ketë iluzione se nga vendime që sjellin rastësisht një sentiment bashkimi, veprimi të jete me idenë se është pro shqiptar”, deklaroi për KOHA, Rashidi. Ai thekson se, çështja është se Evropa po ndryshon qëndrime, dhe se këto sipas tij, mund të sjellin situata që mund të shkojnë në favor, për të cilat ja frikë se s’do jetë rastësi. “Në samitin e fundit asgjë s’bëhej për interes të shqiptarëve”, vlerëson Rashidi.

Ndërkaq, për njohësin e zhvillimeve ndërkombëtare, Afrim Gjonbalaj, Samiti i fundit i Brukselit dhe qëndrimi i Francës, nxori në shesh sëmundjen me të cilën lëngon BE-ja, e që sipas tij, quhet “vendimi absolut”. “Gjermania si motor i ekonomisë ka influencë në shtetet e vogla. BE lëngon nga një sëmundje patologjike e quajtur vendimi absolut. Me zgjerimin e BE-së, ka sugjerime që vetoja të hiqet. Shumë e drejtë. BE- ishte jashtë funksionit me veton angleze gjatë periudhës së ‘lopës së çmendur’. Franca, Makroni po e shohin momentumin që kjo praktikë të hiqet, me kushtëzimin e anëtarëve të rinj. Sa është e drejtë, është debat. Plus ideja për dy grupe shtetesh anëtare, të pasur, dhe ne zhvillim, është në tavolinë. Anëtarësimi i valës së fundit të shteteve si Rumania, Polonia, zhvatja e fondeve të BE-së, ka rezultuar në pakënaqësi të shteteve të pasura, një debat tjetër, që mbetet i hapur”, thekson Gjonbalaj.

Përndryshe, nga Samitit i Brukselit, politikat e zgjerimit të BE-së mbetën në një gjendje konfuze, ndërsa liderët evropian kësaj çështje do ti kthehen edhe njëherë në maj të vitit 2020. “Këshilli Evropian do t’i kthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit te Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020”, thotë deklarata e përbashkët e liderëve të BE-së.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Lufta ndaj kancerit- Shkencëtarëve u lind një ide e re!

Lajmi tjetër

Deklarata bombë e Vuciq: Nuk është pa shumë gjasa, që ne do njohim Kosovën

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM