“Ky është solidariteti i vërtetë evropian në veprim. BE ka mobilizuar ndihmë, të paprecedentë në shtrirje dhe shpejtësi, për të mbështetur dhe mbrojtur Ukrainën dhe popullin e saj. Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e palëkundur të BE,” tha komisionerja e shëndetësisë Stella Kirijakides.
Komisioni Evropian ka njoftuar se 500 pacientë ukrainas që kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm ose kujdes mjekësor urgjent deri më tani janë transferuar në spitalet evropiane falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.
Sipas Brukselit, pacientët ukrainas aktualisht po marrin trajtim në Belgjikë, Gjermani, Danimarkë, Spanjë, Francë, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Portugali, Rumani dhe Suedi./FolDrejt/