Autoritetet thonë se oficerët qëlluan për vdekje një pacient në spitalin e zonës së Dallasit, i cili kishte armë në një dhomë urgjence
Efektivët e policisë qëlluan për vdekje një pacient në një spital të zonës së Dallasit në Teksas të SHBA-se i cili kishte armë në një dhomë urgjence, njoftuan autoritetet, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një infermiere thirri policinë të mërkurën mbrëma pasi pa se pacienti 34-vjeçar kishte armë në Qendrën Mjekësore “Baylor Scott&White” në Irving, tha zëdhënësi i policisë së qytetit, Robert Reeves.
Një oficer spitali dhe një oficer i policisë së Irving-ut u përballën me pacientin e armatosur, i cili hapi zjarr, tha Reeves. Oficerët u kundërpërgjigjen, duke e vrarë atë.
Askush tjetër nuk u pësoi nga ky incident. Autoritetet nuk e publikuan menjëherë emrin e pacientit, duke mos e bërë të ditur arsyen pse ndodhej në spital apo pse kishte hapur zjarr./FolDrejt/