Gjendja e pacientit të dyshuar me Lijën e Majmunëve i cili është shtruar në Klinikën Infektive në QKUK është stabile dhe drejt përmirësimit. Kështu tha për portalin rtv21.tv drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.
Vishaj përmes një përgjigje elektronike i tha portalit rtv21.tv se gjendja e pacientit të dyshuar për Lijën e Majmunëve është duke u përmirësuar por, theksoi se janë duke pritur rezultatet e mostrave të dërguara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Pireva tregoi se këto mostra më saktësisht janë dërguar në laboratorin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara.
“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, tha Pireva.
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 3 qershor nga Klinika Infektive, QKUK pranoi një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e Majmunëve (Monkeypox)./21Media