Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, bashkë me udhëheqësit e institucioneve të shtetit shqiptar ka nderuar themeluesin e shtetit Ismail Qemali.
“28 NËNTORIN, DITËN TONË KOMBËTARE PO E FESTOJ NË VLORË BASHKË ME, PRESIDENTIN META, KRYEMINISTRIN RAMA DHE KRYEPARLAMENTARIN RUÇI. EMOCIONE NË NDERIMIN E THEMELUESIT TË SHTETIT ISMAIL QEMALI. PREJ VLORËS JU UROJ GJITHË SHQIPTARËVE GËZUAR FESTËN E FLAMURIT! MBARËSI, ME SUKSESE E QOFSHIM GJITHMONË BASHKË!”, KA THËNË KRYEDIPLOMATI KOSOVAR.
Pacolli do të nderohet me titullin akademik “Doctor Honoris causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”.
Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut ky, që nxit mendimin shkencor kombëtar.