Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Kosova duhet të kërkojë nga Uashingtoni, Brukseli e Tirana që Ballkanit të Hapur të jetë i hapur për të gjithë.
Sipas tij, nëse nuk dëshiron të jetë pjesë e kësaj nisme, atëherë Kosova duhet të nënshkruajë marrëveshjet e tregut të përbashkët, të cilat u refuzuan në Samitin e Berlinit dhe atë të Bledit.
“Nëse Mali i Zi së shpejti bëhet pjesë e Open Balkans, nuk dua ta shoh Kosovën në një klub me Bosnjën dhe Hercegovinën, cili është një shtet jofunksional dhe nuk është në gjendje të marrë vendime vetë. Dua ta shoh Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi. Jo në anën e izolimit, por të hapjes dhe bashkëpunimit”, tha Pacolli
Tutje theksoi se përfituesit më të mëdhenj të integrimit ekonomik dhe tregtar rajonal do të ishin bizneset kosovare, dhe se duhen më shumë arsye ekonomike dhe racionale sesa izolacioniste për nismën Ballkani i Hapur./FolDrejt/