Ish-presidenti i Kosovës dhe aktualisht kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, teksa ka shprehur ngushëllime për vdekjen ish-presidentit grek, Karolos Papoulias, ai poashtue këtë të fund e ka kualifikuar si mik të madh të Kosovës dhe shqiptarëve, anipse i ndjeri shquhej për miqësinë me batësin e projektit gjenocidal në arealin ballkanik, e veçmas në Kosovë, Sllobodan Millosheviq, transmeton Kosova Post.
“Ai ishte një avokat i fortë për paqen në Ballkan dhe miqësinë e fortë midis shqiptarëve dhe grekëve. Bashkëndjej me familjen e tij dhe Greqinë.” Shkroi Pacolli në një postim në Twitter.
Poashtu gjatë ditës së djeshme, mediat raportuan, se asokohe, në kapacitetet e deputetit të parlamentit grek, Karolos Papoulias, kishte kundërshtuar fuqishëm intervenimin e NATO-s në Kosovë, duke manifestuar mbështetje të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, përkatësisht për bëmat e këtij të fundit.